Flash

Sulmohet me armë zjarri patrulla e policisë në veri të Kosovës

Lapsi.al 26 April 2022
Sulmohet me armë zjarri patrulla e policisë në veri të

Një patrullë e policisë së Kosovës, në fshatin Zupçe të Zubin Potokut, është sulmuar këtë mëngjes. Nga policia e Kosovës mësohet se nuk ka të plagosur, ndërsa ka nisur hetimi i ngjarjes.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit, konfirmojmë se është sulmuar një njësi patrulluese kufitare, në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga Stacioni Policor në Zubin Potok të cila kanë njoftuar se njësiti kufitar është sulmuar me armë zjarri. Përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar. Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin, përderisa ka shtuar masat policore me qëllim të sigurisë së zyrtarëve policorë dhe qytetarëve“, njofton policia.

Ky është sulmi i gjashtë radhazi ndaj policisë së Kosovës.

 

 

Të këshilluara

Plagosje me armë zjarri në Durrës

Një person është plagosur me armë zjarri në afërsi të gjykatës së Durrësit. Nga informacionet e para mesohet se i plagosuri është një 42-vjeçar dhe është pla...

10:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI