Flash

Zhurma, shkaku i plagosjes së sotme në Durrës

Lapsi.al 26 April 2022
Zhurma, shkaku i plagosjes së sotme në Durrës

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në Durrës.

Në lagjen 'Sefer Efendiu' është plagosur një punëtor 43-vjeçar, i cili ka marrë një plumb në këmbë.

Mësohet se autori i ngjarjes është shtetasi Augert Zera 35 vjeç, i cili ka plagosur me armë shtetasin Altin Sulku 43 vjeç.

Tre punëtorë kanë qenë duke punuar dhe folur mes njëri-tjetrit dhe në një moment kur Augert Zera ka zbritur nga banesa e tij për t’u kërkuar të mos bëjnë zhurmë. Aty ka nisur konflikti.

Një prej punëtorëve, konkretisht Altin Sulku e ka goditur 3 herë me lopatë e më pas konflikti ka precipituar me nxjerrjen e armës.

Zera më pas ka marrë pistoletën dhe i ka qëlluar në këmbë. Pas krimit ai ia ka mbathur, ndërsa policia njofton se po vijon punën intensive për kapjen e tij.

Të këshilluara

Plagosje me armë zjarri në Durrës

Një person është plagosur me armë zjarri në afërsi të gjykatës së Durrësit. Nga informacionet e para mesohet se i plagosuri është një 42-vjeçar dhe është pla...

10:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI