Flash

Çifti shqiptar vritet me thikë në apartamentin e tyre në Francë

Lapsi.al 27 April 2022
Çifti shqiptar vritet me thikë në apartamentin e tyre në

Një çift shqiptar është gjetur i vdekur në ndërtesën ku jetonte në Epinal të Francës, mëngjesin e së martës. Disa media franceze lokale duke cituar burime nga policia shkruajnë se burri dhe gruaja nga Kosova janë gjetur të vrarë me thikë. Trupat e pajetë janë gjetur nga fëmijët në banjon e apartamentit. Janë ende të paqarta shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së çiftit. Prokurori francez Frédéric Nahon konfirmoi se hetimet vijojnë.

Sipas France Bleu Sud Lorraine, 4 nga 7 fëmijët kanë qenë atje kur policia kishte mbërritur dhe gjetur trupat e pajetë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI