Flash

Dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, Gjykata regjistron rekursin e Saimir Tahirit

Lapsi.al 27 April 2022
Dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, Gjykata regjistron rekursin e Saimir

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka depozituar rekursin në Gjykatë. Tahiri kërkon pezullimin e dënimit. Sipas Tahirit, vendimi i Apelit është marrë në kundërshtim me ligjin.

"Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, më datë 26.04.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u depozitua dhe u regjistrua rekursi nr. 79, datë 26.04.2022, paraqitur nga i pandehuri S.T., ndaj vendimit nr. 03, datë 04.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin u deklaruan fajtorë të pandehurit S.T. dhe J.Ç. për veprat penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.", thuhet në njoftim.

Më herët ka qenë SPAK që ka bërë kërkesë në Gjykatën e Lartë që ish-ministri të përballet edhe me akuzat për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. Për këtë arsye, SPAK kërkoi prishjen e vendimit të Apelit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë me një tjetër trup gjykuese. Tahiri e nisi ‘betejën’ e tij me drejtësinë në vitin 2017. Organet e drejtësisë e vunë në shënjestër pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj, të afërm të Tahirit.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘shpërdorim të detyrës’. Me gjykim të shkurtuar dënimi iu ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për "shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, "trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal".

Të këshilluara

Merr zjarr shtëpia në Gjirokastër

Zjarri ka përfshirë një banesë në katin e parë të një pallati në lagjen nr.18 në Gjirokastër. Mësohet se shkak i zjarrit është energjia elektrike, ndërkohë në v...

21:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI