Flash

Durrës/ Vëllai plagos me thikë vëllain

Lapsi.al 27 April 2022
Durrës/ Vëllai plagos me thikë vëllain

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, ku një 20-vjeçar ka plagosur me thikë vëllanë e tij shtatë vite më të madh, ndërsa disa orë më pas është arrestuar.

I plagosur mbeti Bernardi Oruçi, ndërsa në pranga ra vëllai i tij, Egzon Oruçi.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 13, ku sipas policisë, pas një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari ka goditur me thikë vëllanë e tij 27 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. O., 20 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 13, Durrës, ka goditur me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, shtetasin E. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën." - bëri të ditur për mediat policia. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI