Flash

Imeraj godet vettingun: Po shndërrohet në gjueti shtrigash, çështjen do e çoj në Strasburg

Lapsi.al 27 April 2022
Imeraj godet vettingun: Po shndërrohet në gjueti shtrigash,

Pas shkarkimit nga detyra si kryeprokurore, Elisabeta Imeraj gjatë deklaratës së saj tha se do të reagojë menjëherë dhe do ta çojë çështjen në Gjykatën e Strasburgut, ndërsa bëri thirrje që procesi i vettingut të mos të shndërrohet në gjueti shtrigash.

Para gazetarëve, pas fjalës së avokatit të saj i cili tha se vendi jonë ka humbur një aset, Imeraj tha:

"Dhe për ta përmbyllur, jo si maloke, ju kërkoj ndjesë, as duke ngritur zërin, vlen festa ime për të marrë çdo dosje në procesin tim në KPA dhe KPK. Është e papranueshme për mua që ndodhem para fakteve me dokumente të falsifikuara.

Kush dhe pse ka qenë e nevojshme administrimi në dosjen time në shkallë të parë, kartela e pasurisë së Elisasbeta Imerajt. Imeraj ka zero pasuri në pronësi dhe bashkëpronësi. S’ka asnjë element që e kompromenton. S’mund të themi se jemi të përsosur në punën tonë, jemi munduar që të përsosemi gjatë viteve.

S’kemi bërë më shumë as më pak që të bëjmë detyrën, me vullnet dhe përgjegjshmëri. Do e konsideroj jo shumë të pranishme faktin jo emocionalisht të lidhur në raportin me shkarkimin, por procesi i vettingut mos të shndërrohet si gjueti shtrigash. Pasi dikush nuk do që Elisabeta Imeraj të jetë kryeprokurore." - u shpreh Imeraj.

“Jam e bindur, ashtu sikurse u premtova fëmijëve të mi,se e vërteta absolute gjithmonë triumfon”, përfundoi ajo.

Të këshilluara

Tom Ford kritikon ashpër veshjet në Met Gala

Tom Ford mund të jetë një nga miqtë më të ngushtë të Anna Wintour, por ai ka disa fjalë të ashpra për Met Gala. "Është kthyer në një festë kostumesh," tha Fo...

13:59

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI