Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Keqardhja e Guardiolës e frika nga Madrid: "8-0 do të kishte qenë më mirë, por në Tokë nuk ndodh kundër Realit"

Lapsi.al 27 April 2022
Keqardhja e Guardiolës e frika nga Madrid: "8-0 do të kishte

Pas spektaklit fantastik në 4-3 me Real Madrid, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, Pep Guardiola i bie drejt, pa fshehur keqardhjen, por edhe frikën e ndeshjes së kthimit. "Ne donim të fitonim me një diferencë më të madhe, por 4-3 nuk është një rezultat i keq - shpjegoi tekniku i City, që mundi Ancelottin për herë të parë në karrierën e tij - Ata janë Real, kanë armë të shkëlqyera në sulm. Do të shkojmë në Madrid për të luajtur ndeshjen tonë - shtoi tekniku katalanas -. Ata do të kenë njerëzit e tyre në favor, por të shohim".

"Kur një trajner e sheh ekipin e tij duke luajtur kështu, ai mund të thotë pak gjëra për rezultatin, edhe nëse është gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve - vazhdoi Gaurdiola -. Ne pësuam tre gola, është e vërtetë - vazhdoi ai - Por ne dhamë gjithçka dhe luajtëm një ndeshje të bukur”. "A u argëtuam ne? Askush nuk mund të argëtohej, edhe pse 8-0 për ne do të ishte më mirë - shtoi ai me një buzëqeshje të hidhur -. Në Jupiter dhe Mars mund të kishte ndodhur, por kundër Real Madridit në përgjithësi nuk ndodh".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI