Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Përplasje verbale e helmatisur, Lotito ironizon: "Nuk janë të ndaluar topat e lartë". Sarri replikon: "Merr prapë Piolin"

Lapsi.al 27 April 2022
Përplasje verbale e helmatisur, Lotito ironizon: "Nuk janë

Që marrëdhëniet mes Lotitos dhe Sarrit nuk ishin idilike, ishte tashmë mjaft e dukshme nga zvarritjet për rinovimin e kontratës që zgjasin prej muajsh. Fakti që nuk kanë arritur ende një marrëveshje vlen sa një mijë shpjegime. Presidenti ka shprehur gjithësesi fjalë vlerësuese për trajnerin, edhe pse fjalia për faktin se llogaritë do të bëhen në fund, sugjeron se vetëm një kualifikim europian mund të vlejë për vazhdimësinë e marrëdhënies. 'Il Messaggero', më pas, ka raportuar një grindje në dhomat e zhveshjes mes të dyve në përfundim të Lazio-Milan 1-2, gjë që nuk sugjeron një marrëdhënie veçanërisht të konsoliduar.

[caption id="attachment_720967" align="alignnone" width="602"] Sarri ka thënë gjithmonë se presidenti nuk ka hyrë kurrë në çështje teknike dhe precedenti i Olimpicos, të së dielës në mbrëmje, mund të jetë një pikë pa kthim. Lotito ishte ankuar për lojën, gjithnjë me topa tokazi të skuadrës së tij, duke thënë: "A e keni parë Milanin? Nuk është e ndaluar të hedhësh topa të lartë". Sipas rindërtimit të përplasjes verbale, trajneri i është përgjigjur me inat: “Ky është futbolli im, nëse nuk të pëlqen, rimerr Piolin”. Një shkëmbim verbal që mund të konsiderohet normal në emocionet pas ndeshjes, por që është gjithashtu një simptomë e një kontradikte më të thellë.[/caption]

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI