Flash

Plagosi me thikë vëllanë, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

Lapsi.al 27 April 2022
Plagosi me thikë vëllanë, arrestohet 20-vjeçari në

Një 20-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi dyshohet se ka plagosur vëllanë e tij.

Sipas policisë, Egzon Oruçi është konfliktuar me vëllanë, 27-vjeçarin Benard Oruçi dhe më pas e ka goditur me mjetin prerës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 13 të qytetit bregdetar, në zonën e Plazhit dhe shkak i sherrit dyshohet të kenë qenë motive të dobëta.

I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Nëse i riu shpallet fajtor për këtë vepër penale rrezikon dënimin me burg deri në 15 vjet. Kodi penal parashikon si rrethanë rënduese kur plagosja me dashje ndodh kundër një familjari.

Të këshilluara

Durrës/ Vëllai plagos me thikë vëllain

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, ku një 20-vjeçar ka plagosur me thikë vëllanë e tij shtatë vite më të madh, ndërsa disa orë më pas është arrestuar...

16:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI