Flash

SHBA dhe Rusia shkëmbejnë 2 të burgosur në kulmin e luftës

Lapsi.al 27 April 2022
SHBA dhe Rusia shkëmbejnë 2 të burgosur në kulmin e

Ish-marinsi amerikan Trevor Reed, i cili mbahej në paraburgim në Rusi që nga viti 2019, u lirua të mërkurën në këmbim të pilotit rus Konstantin Yaroshenko, i cili po vuante një dënim 20-vjeçar në Shtetet e Bashkuara, tha ministria e jashtme e Rusisë.

Presidenti amerikan Joe Biden dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken përshëndetën lirimin e zotit Reed dhe thanë se po punonin për të liruar një tjetër shtetas amerikan që mbahet në Rusi, Paul Whelan.

“Trevor, një ish-marins amerikan, është liruar nga paraburgimi”, theksohej në një deklaratë nga presidenti Biden. Presidenti Biden theksoi gjithashtu se kishte njoftuar dhe prindërit e zotit Reed.

Zoti Biden nuk komentoi detajet e lirimit, përveçse tha se: “Negociatat që na lejuan ta kthenim Trevorin në shtëpi kërkonin vendime të vështira që unë nuk i marr lehtë”.

Familja Reeds falënderoi presidentin Biden dhe personat e tjerë të angazhuar, duke thënë se "familja jonë ka jetuar një makth" gjatë 985 ditëve të fundit.

"Veprimi i presidentit mund t'i ketë shpëtuar jetën Trevorit," thanë ata në një deklaratë.

Ata thanë se djali i tyre do të tregonte historinë e tij kur të ishte gati dhe kërkuan që të respektohet privatësia e tyre për momentin.

30-vjeçari nga Teksasi, u dënua në vitin 2019, pasi sipas akuzës ai kishte vënë nën rrezik jetën e dy policëve në Moskë ndërsa ishte në gjendje të dehur. Ai shkoi në Rusi në vitin 2019 si vizitor. Zoti Reed i ka hedhur poshtë akuzat ndërsa Uashingtoni e quajti gjyqin “një teatër absurd”.

Rusia kishte propozuar një shkëmbim të burgosurish për Yaroshenkon në korrik 2019 në këmbim të lirimit të çdo shtetasi amerikan. Yaroshenko është një pilot i dënuar për konspiracion për kontrabandë kokaine. Ai u arrestua nga forcat speciale të SHBA në Liberi në vitin 2010. /VOA

Të këshilluara

Ezani i ndërpret fjalën Edi Ramës

Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë fjalën e tij para gazetarëve në momentin e thirrjes së ezanit. Rama ndaloi fjalën për disa momente duke pritur përfundimin...

19:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI