Flash

SHBA mbështet dërgimin në Ukrainë të pasurive të konfiskuara të oligarkëve rusë

Lapsi.al 27 April 2022
SHBA mbështet dërgimin në Ukrainë të pasurive të

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland tha të martën se administrata e Presidentit Biden mbështet legjislacionin që kërkon që disa prej të ardhurave të sekuestruara nga oligarkët rusë të shkojnë “direkt në Ukrainë”.

“Kjo nuk është duke ndodhur tani”, tha zoti Garland para Komisionit të Senatit për Buxhetin, ndërsa ligjvënësit e pyetën atë në lidhje me pronat dhe pasuritë që Departamenti i Drejtësisë po konfiskonte nga bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin pas fillimit të sulmit rus në Ukrainë më 24 shkurt. Departamenti i Drejtësisë, i udhëhequr nga zoti Garland, krijoi një njësi të re, të quajtur “KleptoCapture”, për të ndihmuar në zbatimin e sanksioneve kundër zyrtarëve të qeverisë ruse dhe oligarkëve, duke vënë në shënjestër jahtet, avionët, pasuritë e paluajtshme dhe asetet e tjera të tyre. Shtetet e Bashkuara shpresonin se aleatët e Putinit mund t’i bënin presion atij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Disa figura kryesore ruse kanë shprehur kundërshtimet e tyre ndaj luftës, por sulmet ruse po vazhdojnë, të përqendruara tani në Ukrainën lindore pasi Moska nuk arriti të rrëzonte presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy ose të pushtonte Kievin.

Departamenti i Drejtësisë tha në fillim të këtij muaji se sekuestrimi i tij i parë ishte një jaht luksoz prej 90 milionë dollarësh, 77 metra i gjatë, të cilin policia spanjolle e konfiskoi me kërkesë të Uashingtonit. Zoti Garland dënoi luftën e Rusisë në Ukrainë gjatë dëshmisë së tij në Senat, duke thënë se “mizoritë e tmerrshme” që po shihen në video dhe foto “janë gjëra që ata që janë rritur në shekullin e 20-të nuk prisnin t’i shihnin në shekullin e 21-të.”/VOA

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI