Flash

Shërbim online pa sportele/ Rama: Do të keni asistentin digjital të ngjashëm me “Siri-n”

Lapsi.al 27 April 2022
Shërbim online pa sportele/ Rama: Do të keni asistentin digjital

Nga 1 Maji nuk do të ketë më shërbime në sportele ka qenë deklarata që kryeministri ka dhënë në një konferencë për mediet. Kreu i qeverisë bën me dije se punonjësit e sporteleve do të punojnë brenda zyrave duke plotësuar dokumentet për t’i ofruar shërbim online qytetarëve. Gjithashtu, Rama theksoi se për herë të parë në Shqipëri do të ofrohet shërbimi ndaj klientit njësoj si “Siri” në Iphone.

“Pra nëse do të marrësh “dokument X” dhe që deri dje i merrte qytetari tani kemi filluar që pas datës 1 maj të gjitha këto do të ofrohen nga sistemi që do të thotë që cdokush që punon në sportel nuk do kenë përballë qytetarët që kërkojnë shërbim por do të kenë kompjuterin edhe qytetarët do të jenë në formë aplikimi. Cdo aplikim që kërkon dokumenta të ndryshme personi në sportel do të bëjë grumbullimin e dokumentave të nevojshme dhe më pas qytetari do të marrë përgjigjen sërish online. Hipoteka kërkon disa ditë për të sjellë përgjigjen, brenda disa ditësh do të të vijë në telefon hipoteka, të gjithë ata punonjës të administratës plotësojnë dokumentet e nevojshme...Vitin e ardhshëm do të kemi asistentin me zë, njësoj siç është “Siri” kështu do të jetë asistenti dixhital i çdo qytetari për të marrë shërbim të caktuar apo çdo lloj pyetje shërbimi do ta ketë në telefon asistentin me zë dhe do të kërkojë përgjigjen për atë gamë që lidhen me shërbimet me dokumenta”, u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI