Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Sulmi më i keq i kryesuesve, Partizani tenton portën më shumë se të gjithë: ja skuadrat më rezultative

Lapsi.al 27 April 2022
Sulmi më i keq i kryesuesve, Partizani tenton portën më

Nëse Tirana pret sigurinë matematikore për t’u shpallur kampion, kur kanë mbetur edhe 6 javë deri në fund të kampionatit, nga ana tjetër në mesin e renditjes gjithçka mund të ndodhë. Dhjetë pikët që ndajnë vendin e tretë në renditje, nga vendi i tetë, janë dëshmi e ekuilibrit të këtij kampionati. Ato që mund të japin një ide, në këtë pikë, janë gjithnjë statistikat e analiza se si skuadrat janë sjellë gjatë kampionatit në menaxhimin e goditjeve të realizuara dhe atyre të pësuara, mund të ketë rëndësi për të kuptuar nëse mund të ketë vend për rritjen e mëtejshme të skuadrave deri në fund.

Dy skuadrat që befasojnë për pozicionin e tyre në këtë renditje specifike në raport me statistikat janë Partizani dhe Dinamo. Tendenca që ka shoqëruar Partizanin gjatë gjithë sezonit është që të ketë numra të shkëlqyera për nga performanca, por që nuk përkthehen me rezultatet në fushë. Janë episodet që vendosin ndeshjet dhe këtë vit për të kuqtë e kryeqytetit, sidomos në pjesën e parë të sezonit, u janë kthyer kundër shumë episode në raport me sasinë e mundësive të prodhuara për gol. Ajo që të habit tek Dinamo është numri i lartë i gjuajtjeve për ndeshje, gjë që nuk reflektohet për faktin se ka sulmin më të keq. Kjo shpjegohet me përqindjen e ulët të goditjeve që arrijnë të futen në pasqyrën e portës. 26% e goditjeve në portë nga numri i përgjithshëm i goditjeve të tentuara gjithashtu ul ndjeshëm mesataren e gjuajtjeve në portë të të gjithë kampionatit.

Duke kërkuar raste të veçanta statistikore, mund të vërehet edhe ai i Kukësit. Rasti i Kukësit është pikërisht i kundërt me atë të Dinamos: shifrat jo shumë të larta për gjuajtjet e bëra dhe goditjet e pësuara (ky është avantazh dhe jo defekt) gjejnë mbështetje në përqindjen e lartë të goditjeve në pasqyrën e portës.

Në analizën e këtyre të dhënave ndikon shumë edhe përqindja e suksesit të goditjeve për faktin se krijohen mundësi shënimi. Gjuajtjet kur sulmuesi është vetëm me portierin të japin më shumë përqindje për të shënuar golin sesa një gjuajtje nga jashtë zonës. Për këtë arsye, të dhënat e mësipërme, veçanërisht për fazën e sulmit, janë gjithashtu një tregues se sa raste reale shënimi mund të prodhojnë skuadrat.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI