Flash

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 29-vjeçari në Gjirokastër

Lapsi.al 27 April 2022
Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 29-vjeçar i cili u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit. Mësohet se në kuadër të operacionit "Road Guard 15", u arrestua N. Zh., banues në Fushë Krujë.

"Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije kapën në flagrancë, në aksin rrugor Libohovë-Nepravishtë, Gjirokastër, shtetasin N. Zh., duke transportuar me automjet, 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit", bën me dije policia.

Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan automjeti dhe dy aparate celulare. Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI