Flash

Turizmi ende nuk kap ritmin e para pandemisë, bien vizitorët nga Kosova

Lapsi.al 27 April 2022
Turizmi ende nuk kap ritmin e para pandemisë, bien vizitorët nga

Turizmi edhe pse po shënon rikuperim të vazhdueshëm në raport me periudhën e pandemisë ende nuk po kap shifrat e normalitetit që njihnim para COVID-19. Statistikat e fundit për Lëvizjet e Shtetasve në mars 2022 të publikuara nga INSTAT tregojnë për një rritje të numrit të vizitorëve në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë por sërish nën nivelin e vitit 2019 që merret si referencë e një viti normal. Konkretisht hyrjet për janar-mars 2022 janë 671.210 një shifër kjo 5.8 për qind më e ulët sesa hyrjet e të njëjtës periudhë në vitin 2019.

Ndërkohë që në raport me vitin 2021 ka përmirësim të dukshëm teksa numri i vizitorëve është rritur në janar mars 2022 me rreth 30 për qind.

“Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Mars 2022, janë 632.961. Krahasuar me Mars 2021, ky tregues rezulton me një rritje 60,5%. Në Mars 2022, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 275.976. Krahasuar me Mars 2021, ky numër është rritur me 62,1%.

Gjatë tre muajve të parë 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Greqia ka pasur rritjen më të madhe me 5 herë, ndërsa Kosova ka pasur rënien më të ndjeshme me 9,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021”, thuhet në publikimin e INSTAT.

Turizmi patriotik ishte ai që dominoi gjatë periudhës së pandemisë ku shqiptarët e Kosovës rritën në mënyrë të ndjeshme vizitat drejt Shqipërisë duke tejkaluar edhe shifrat para pandemisë por duket se viti 2022 ka shfaqur një tendencë të kundërt. Numri i vizitorëve nga Kosova ka pasur rënie dhe kjo nga turoperatorët lidhet me dy aspekte: së pari me kushtin e certifikatës së vaksinimit dhe tamponët që kërkoheshin në kufi dhe së dyti me faktin që tashmë shumica e vendeve kanë hequr kufizimet duke lënë më shumë hapësira zgjedhjeve për vizitorët. Nga grupet që vihet rritje gjatë vitit 2022 janë polakët që janë dyfishuar në raport me janar mars 2019 kohë kur ende pandemia nuk ishte shkak frenues ndërkohë që rritja është e dukshme edhe në raport me vitin 2021.

Daljet e shtetasve

“Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Mars 2022, janë 689.064, duke shënuar një rritje me 66,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Mars 2022 janë 388.067. Krahasuar me Mars 2021, ky numër është rritur me 51,7%. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Mars 2022, janë 300.997. Krahasuar me Mars 2021, ky numër është rritur me 90,9%.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë tre muajve të parë të 2022, është 1.053.690, duke u rritur 39,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare”, thuhet në publikimin e INSTAT./Monitor

Të këshilluara

Merr zjarr shtëpia në Gjirokastër

Zjarri ka përfshirë një banesë në katin e parë të një pallati në lagjen nr.18 në Gjirokastër. Mësohet se shkak i zjarrit është energjia elektrike, ndërkohë në v...

21:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI