Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Video/ Turpërohen Sancho e Telles, interneti tallet me lojtarët: Nketiah i zhduket, ata as nuk e kuptuan

Lapsi.al 27 April 2022
Video/ Turpërohen Sancho e Telles, interneti tallet me lojtarët:

Periudhë e komplikuar te Manchester United. Skuadra Ralf Rangnick pas humbjes me Liverpool, pësoi disfatë edhe përballë Arsenal dhe zona Champions League po largohet gjithnjë e më shumë. Nuk mungojnë asnjëherë kritikat për Djajtë e Kuq dhe në veçanti për kapitenin Maguire, i cili u kërcënua edhe me vdekje, por pas ndeshjes me Gunners nuk ishte ai që përfundoi në qendër të kritikave të tifozëve, por Jadon Sancho dhe Alex Telles. Në fakt në rrjetet sociale është shfaqur një video që i sheh si protagonistë dhe e cila është bërë menjëherë virale, duke shkaktuar tallje pafund nga tifozët.

Dy lojtarët e United u filmuan duke u përpjekur të markonin Eddie Nketiah gjatë penalltisë së Saka. Një video e një markimi të thjeshtë që shumë shpejt u kthye në një video gazmore, të paktën për tifozët e Arsenal. Sancho dhe Telles, në fakt, u përpoqën të mbulonin kundërshtarin në vijën e zonës, në rast kthimi të mundshëm të topit, por sulmuesi nuk u shqetësua fare dhe inkuadrohet duke u zhvendosur në të djathtë të Sanchos, duke lënë dy lojtarët e Djajve të Kuq të markonin njëri-tjetrin. Nketiah zhduket, por Sancho dhe Telles as që e vënë re.

https://www.youtube.com/watch?v=73JaLigQ4Pg

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI