Flash

Berisha rikthen të larguarit nga PD: Topalli, Patozi, Imami, Hajdari...

Lapsi.al 28 April 2022
Berisha rikthen të larguarit nga PD: Topalli, Patozi, Imami, Hajdari...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit të PD se figurat e njohura politike të cilat janë larguar në 8 vitet e fundit nga selia blu janë të mirëpritur të rikthehen në parti. Ai zbuloi se mund të rikthehet Jozefina Topalli, Arben Imami, Astrit Patozi, Rudina Hajdari dhe Majlinda Bregu.

“Do të ketë një listë që do t’i dërgohet Kuvendit për zgjedhjen e Këshillit Kombëtar. Ka emra të tillë, në këtë listë për shembull është Arben Imami, Jozefina Topalli kthehet jo vetëm me listë por si të dëshirojë, ex officio.

Bregu dhe Patozi? Zonja Bregu është në një funksion… nuk e di a e lejojnë. A do të ketë një ftesë? Sigurisht që do të ketë. Patjetër që është e hapur, edhe z. Patozi, edhe Rudina Hajdari, e cila u largua dhe u kthye. Të gjithë ata që për një motiv apo për një tjetër janë larguar janë të mirëpritur” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ezani i ndërpret fjalën Edi Ramës

Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë fjalën e tij para gazetarëve në momentin e thirrjes së ezanit. Rama ndaloi fjalën për disa momente duke pritur përfundimin...

19:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI