Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

FOTO/ Inter humbi ndeshjen por fitoi grupin: Radu në lot pas gafës, Dumfries i del para kameras

Lapsi.al 28 April 2022
FOTO/ Inter humbi ndeshjen por fitoi grupin: Radu në lot pas gafës,

Gafa e minutave të fundit ndaj Bolonjës i kushtoi humbjen Interit dhe i komplikoi cështjen titull. Autori i gabimit fatal në Dall'Ara ishte Ionut Radu, portieri i dytë i zikaltërve i thirrur për të zëvendësuar të dëmtuarin Handanovic, me një dalje huq të pabesueshme që i hapi rrugën 2-1 të Sansones. Megjithatë, e gjithë skuadra zikaltër u shtrëngua rreth portierit të tyre, i cili dukshëm u trondit edhe në minutat e fundit të ndeshjes. Pas bilbilit të trefishtë të fundit, Radu shpërtheu në lot në rrugën e kthimit për në dhomat e zhveshjes dhe shokët e tij të skuadrës, duke filluar nga Dumfries, i cili qëndronte para kamerës që po filmonte skenën, vrapuan për ta ngushëlluar.

Me holandezin nxituan menjëherë të vinin pranë portierit edhe Correa dhe Cordaz, portieri i tretë, i cili edhe në dhomat e zhveshjes tentoi të fliste me portierin rumun dukshëm të dëshpëruar.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI