Flash

FOTO/ Vjen në Tiranë zyrtarja e lartë amerikane, takimet i nis me...

Lapsi.al 28 April 2022
FOTO/ Vjen në Tiranë zyrtarja e lartë amerikane, takimet i nis

Ndihmës-Sekretarja Amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried dhe Zëvendës-Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe njëkohësisht i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar mbërritën këtë të enjte në Shqipëri.

Ambasada e SHBA njoftoi se ata u takuan me Komisionerin Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Në njoftim thuhet se ata ranë dakord se pushtimi i pajustifikuar i Ukrainës nga Rusia e ka bërë integrimin edhe më urgjent.

“Ata diskutuan mbi prioritetin e përbashkët të integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian dhe Ndihmës Sekretarja Donfried rikonfirmoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe tha se SHBA mbetet e angazhuar për të punuar me partnerët shqiptarë dhe të BE-së për të siguruar reformën në drejtësi në Shqipëri dhe rrugën e suksesshme drejt Bashkimit Europian” – shkruan ambasada e SHBA në Tiranë. ©LAPSI.al

May be an image of 7 people and people standing

May be an image of 4 people and people standing

May be an image of 5 people, people standing and text that says 'EURO EUROPE PE'

May be an image of 4 people, people sitting, people standing and text that says 'EUROPE HOUS'

Të këshilluara

Aksident në Milot-Rrëshen, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin Milot-Rrëshen, ku janë përplasur 3 mjete, e si pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit janë dërguar në spitalin...

20:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI