Flash

Kapen 31 ton kanabis në Marok, trafikantët i kishin paketuar si fruta e perime

Lapsi.al 28 April 2022
Kapen 31 ton kanabis në Marok, trafikantët i kishin paketuar si fruta

Policia marokene njoftoi të mërkurën mbrëma sekuestrimin e një sasie “rekord” prej 31 tonësh kanabis në një magazinë pranë Tangierit , në pjesën veriore të vendit, dhe arrestimin e një të dyshuari.

Policia parandaloi një operacion të madh ndërkombëtar të trafikut të drogës” duke sekuestruar një “ngarkesë rekord prej 31 ton 187 kg kanabis, sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Kombëtare.

Operacioni u krye në një magazinë pranë Tangierit, ku kanabisi ishte “paketuar dhe vendosur në forma frutash dhe perimesh, ngjyra dhe madhësia e të cilave lehtësonte daljen e tyre nga Maroku si produkte bujqësore për eksport” , thuhet nga burimet marokene.

Në magazinë u sekuestrua edhe një frigorifer i madh rimorkio me dhjetëra thasë dhe pako të tjera me hashash.

Një 61-vjeçar me precedentë penal është arrestuar dhe është lënë në paraburgim për “dyshimin për lidhje me një grup kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës”, njoftoi policia.

Po vijon hetimi për identifikimin e të gjitha degëve vendase dhe ndërkombëtare të këtij qarku kriminal.

Autoritetet marokene herë pas here njoftojnë sekuestrime të sasive të mëdha të rrëshirës së kanabisit. Operacioni u shpall dje si më i rëndësishmi këtë vit.

Më shumë se 191 ton kanabis u kapën në vitin 2021, 12% më pak nga viti 2020, sipas shifrave zyrtare.

Në vitin 2021, vendi miratoi një ligj që lejon përdorimin terapeutik të kanabisit, një reformë e madhe në Afrikën e Veriut, një nga prodhuesit kryesorë të hashashit në botë, me kulturat më të mëdha të vendosura në malet Rif .

Pavarësisht përpjekjeve për të luftuar kultivimin e kanabisit gjatë dekadës së fundit, Maroku mbetet një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të bimës narkotike, sipas Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin.

Të këshilluara

Rusia sanksionon 287 deputetë britanikë

Rusia ka saksionuar 287 anëtarë të Dhomës së Komunave të Britanisë, sipas një njoftimi të ministrisë së jashtme ruse, shkruan The Guardian. Në një deklaratë,...

13:15

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI