Flash

Kujdes! Nëse humbni pikët e patentës, do detyroheni të bëni autoshkollën nga e para

Lapsi.al 28 April 2022
Kujdes! Nëse humbni pikët e patentës, do detyroheni të

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka ashpërsuar rregullat e sigurisë.

Nga 1 qershori, shoferët që humbin të gjitha pikët nuk do t’ia hedhin vetëm me përsëritjen e testit të teorisë, por edhe atë të praktikës për ta rifituar lejen e drejtimit.

Veç saj, do të shtohet dhe leja e drejtimit për ciklomotorët e kategorisë AM, e cila më parë nuk nevojitej.

"Bëhet fjalë për ciklomotorat, kategoria AM (deri 50 ç, jo mbi 45 km/h), që DPSHTRR shton se ka ardhur si kërkesë e Direktivave EU dhe e Marrëveshjeve të Njohjeve dhe Konvertimit të lejedrejtimeve." - thuhet në njoftim.

Në njoftimin e DSHPTRR u theksua se do të vendoset edhe një çmim dysheme për të gjithë autoshkollat, për të shmangur konkurrencën e pandershme.

Njoftimi: 

Drejtuesit e mjeteve rrugore që humbin të gjitha pikët e patentës, e cila iu hiqet për shkelje të rënda e të përsëritura, do t’i nënshtrohen kursit nga e para në autoshkollë për të rimarrë sërish lejen e drejtimit. Procedura është e njëjtë me herën e parë. Fillimisht do t’i drejtohen autoshkollës në fund të së cilës i nënshtrohen një testi teorie të veçantë.

Do të jenë 30 pyetje, të gjitha nga kapitulli i normave të sjelljes, nga i cili do të mund të kalojnë në fazën tjetër jo me katër, por maksimalisht me tri gabime. Më tej, ndonëse mund të kenë qarkulluar më herët në rrugë, ata do t’i nënshtrohen edhe testit të praktikës pranë DPSHTRR.

Ata që duan të ngasin një ciklomotor, do të duhet të futen në testim gjithashtu, gjë që më parë nuk nevojitej. Bëhet fjalë për ciklomotorat, kategoria AM (deri 50 ç, jo mbi 45 km/h), që DPSHTRR shton se ka ardhur si kërkesë e Direktivave EU dhe e Marrëveshjeve të Njohjeve dhe Konvertimit të lejedrejtimeve. Risia tjetër e udhëzimit, që pritet të hyjë në fuqi në 1 qershor, lidhet me autoshkollat.

Ato nuk mund të operojnë me çmime nën një vlerë të caktuar që do ta përcaktojë Drejtoria në fund të çdo viti, pas një koordinimi zyrtar me përfaqësuesve të autoshkollave. Veç vlerës monetare dysheme, edhe materialet didaktike, manualet e përgatitjes teorike dhe praktike, fizike e virtuale, do të unifikohen.

“Disiplinimi i lejes së aktivitetit për hapjen e autoshkollave të reja në rang bashkie apo qarku sipas numrit të popullsisë, forcim i rolit dhe përgjegjësisë së drejtuesit teknik të autoshkollës, ulje e moshës së mjeteve që i shtohen në vijim flotës së autoshkollimit”, nënvizon DPSHTRR në njoftimin e saj, teksa shton se zbatimi i këtyre ndryshimeve të parashikuara në udhëzim do të nisë jo më vonë se 1 qershori.

Të këshilluara

Sherr me thika në Durrës, një i plagosur

Rreth orës 12:00, në lagjen nr.15 Durrës, shtetasi F. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), kunatin e tij, shtetasin ...

12:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI