Flash

Makina përplas për vdekje të moshuarin në Tiranë dhe largohet

Lapsi.al 28 April 2022
Makina përplas për vdekje të moshuarin në Tiranë dhe

Një aksident ndodhi rreth orës 20:10 të së enjtes, te Stacioni i Trenit në Tiranë.

Një mjet tip "Audi" me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur një motomjetin me drejtues shtetasin L. K., 73 vjeç.

Si pasojë e aksidentit i moshuari është dëmtuar rëndë dhe ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia thotë se një grupi hetimor po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Milot-Rrëshen, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin Milot-Rrëshen, ku janë përplasur 3 mjete, e si pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit janë dërguar në spitalin...

20:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI