Flash

Musk tallet pasi bleu Twitterin: Tani do blej Coca-Colan që t’i fus prapë kokainën brenda

Lapsi.al 28 April 2022
Musk tallet pasi bleu Twitterin: Tani do blej Coca-Colan që t’i fus

Tërmeti mediatik që shkaktoi blerja e Twitterit për 44 miliardë dollarë nga Elon Musk, e ka shtyrë këtë të fundit të bëjë shaka dhe batuta me ngjarjen.

Në një postim në Twitter, Elon Musk ka thënë me shaka se dëshiron që pas Twitter, të blejë edhe Coca-Cola, në mënyrë që në recetën e saj të kthejë edhe kokainën.

“E radhës është blerja e Coca-Cola, që t’i fus prapë kokainë brenda”, shkroi në rrjetin social drejtuesi i Tesla dhe SpaceX.

Receta e hershme e Coca-Cola përfshinte edhe gjethe të bimës coca, nga prodhohet kokaina. Raportohet se pija origjinale përmbante 3,5 miligramë kokainë.

Më pas, Musk shtoi: “Do ta mbysim fare Red Bullin”. 

Musk kishte shkruar në Twitter se do të blente edhe kompaninë McDonald's.

Njeriu më i pasur i globit duket se nuk ndalet së argëtuari me Twitterin, që tashmë nuk e ka vetëm rrjetin social të preferuar, por edhe në pronësi 100% të tij. Ai e bleu gjigantit social para dy ditësh plot 44 miliardë dollarë.

Musk, me origjinë nga Afrika e Jugut është njeriu më i pasur i globit, me një pasuri neto prej mbi 260 miliardë dollarësh. Kompanitë e tij Tesla, SpaceX, Neuralink, Boring Company, po revolucionarizojnë disa industri. Gjenialiteti i Musk shihet nga shumëkush si eksentrizëm. Multi-miliarderi njihet për karakterin e tij unik dhe deklaratat kontroverse që më së shumti i bën në Twitter. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Sherr me thika në Durrës, një i plagosur

Rreth orës 12:00, në lagjen nr.15 Durrës, shtetasi F. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), kunatin e tij, shtetasin ...

12:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI