Flash

Nga konferenca me Varheley, Rama fton Dritan Abazoviç në samitin e "Open Balkan"

Lapsi.al 28 April 2022
Nga konferenca me Varheley, Rama fton Dritan Abazoviç në samitin e

Nga konferenca për mediat me komisionerin për zgjerimin e BE-së, Oliver Varheley, Edi Rama ftoi edhe Malin e Zi që t'i bashkohet projektit të preferuar të tij, "Open Balkan".

Kryeministri Rama bëri me dije se takimi i radhës i Open Balkan do të mbahet me 9-10 qershor në Ohër, ndërsa ftoi Malin e Zi t’i bashkohet.

Ftesa e Ramës erdhi nga një përgjigje e gjatë e kësaj pyetje: "Si i shihni ndryshimet politike në Malin e Zi dhe a keni marrë sinjale nga Mali i Zi për t’ju bashkuar ‘Open Balkan’?" 

"Ne jemi të vendosur të vazhdojmë pa lëkundje dhe sigurisht jemi të interesuar që edhe të tjerët të përfshihen sepse ndaj është krijuar që të gjithë të përfshihen. Dhe me kryeministrin e ri të Malit të Zi ende nuk kam komunikuar, imagjinoni sikur dikush t’ju thoshte 5 vjet përpara që Ballkani Perëndimor me 6 vende do të kishte tre kryeministra shqiptar, sot është realitet, kjo mund të jetë shenjë e mirë apo e keqe nuk e di. Por sot janë tre shqiptarë kryeministra dhe kjo nuk është pak është shumë… Përpara ecin dhe fitojnë nëse dinë të sillen si njerëz të paqes, ne do ta riftojmë Malin e Zi, i takon kryeministrit të Maqedonisë së Veriut për të bërë ftesën zyrtare sepse takimi i ardhshëm do të jetë në Ohër më 9-10 qershor. Por unë do të bëj përpjekjen time që Dritani të jetë në tryezë, por vjen Mali i Zi apo jo, vjen Kosova apo jo, Ballkani i Hapur do të vazhdojë, të gjithë do të vijnë një ditë." - u shpreh Rama. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI