Flash

"Patronazhistët gati vitin tjetër"/ Balla-opozitës: Do t'ju mundim sa herë të na dilni para

Lapsi.al 28 April 2022
"Patronazhistët gati vitin tjetër"/ Balla-opozitës: Do

Pa kursyer ironitë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka hapur sfidë opozitës, teksa e ka falënderuar sa i takon faktit që përmendin shpesh patronazhistët. Pa hezitim, Balla tha se patronazhistët janë aty të gatshëm për vitin tjetër, kur do të zhvillohen zgjedhjet vendore.

"Meqë jam te pjesa e procedurës, shumë faleminderit opozitës për vlerësimin që vazhdoni t'i bëni patronazhistëve. Ata janë aty, janë gati po presin vitin e ardhshëm që t'ju mundim prapë sa herë të na dilni përpara"

Skandali i patronazhistëv u publikua nga Lapsi.al para zgjedhjeve të 25 prillit. Databaza e patronazhistëve përmbante të dhënat e 910 mijë qytetarëve të Tiranës numrat e telefonit, nr e kartave ID, vendbanimin dhe me nga një patronazhist për secilin, i ngarkuar me përshkrimin e bindjeve politike për çdo qytetar të moshës nga 19 deri në 99 vjeç.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI