Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Përgënjeshtrimi, Raiola ende në jetë: “I tërbuar, hera e dytë në katër muaj që më vrasin”

Lapsi.al 28 April 2022
Përgënjeshtrimi, Raiola ende në jetë: “I tërbuar,
Mino Raiola, agjenti i disa prej futbollistëve më të mirë në botë dhe një nga mbretërit e njohur të merkatos së transferimeve, ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin San Raffaele në Milano, por “ende gjallë dhe lufton”. Këtë e ka bërë të ditur José Fortes Rodriguez, krahu i djathtë i Raiolës, duke mohuar zërat për vdekjen e menaxherit përpara se lajmi të konfirmohej edhe nga profesori Zangrillo, i njësisë së Anestezisë dhe Kujdesit Intensiv të spitalit Milanez. Një reagim ka ardhur edhe përmes profilit të menaxherit në Tëitter: "Gjendja aktuale shëndetësore për ata që pyesin: i inatosur, për herë të dytë në 4 muaj që më vrasin. Sic duket jam gjithashtu në gjendje edhe të ringjallem. Sipas Zangrillos, Mino Raiola është ende gjallë dhe “po lufton”. I sëmurë prej disa muajsh, Raiola i ishte nënshtruar një operacioni urgjent në San Raffaele në Milano në janar dhe nuk ka qenë kurrë në gjendje të shërohet plotësisht që atëherë. I lindur në Nocera Inferiore më 4 nëntor 1967, Raiola pati një karrierë të shkëlqyer si menaxher pasi u vendos në Holandë, ku filloi të kujdesej për interesat e disa lojtarëve, duke arritur të bënte emër edhe në Itali falë ndërmjetësimit të tij në transferimet e Michel Kreek, Marciano Vink dhe Pavel Nedvěd.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI