Flash

Rusia sulmon Kievin kur aty ndodhej sekretari i Përgjithshëm i OKB-së

Lapsi.al 28 April 2022
Rusia sulmon Kievin kur aty ndodhej sekretari i Përgjithshëm i

Rusia sulmoi Kievin me dy raketa këtë të enjte kur në kryeqytetin ukrainas ndodhej Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres. Analistët e konsideruan këtë një tallje të Moskës me OKB-në.

Dy shpërthime të forta tronditën Kievin pasi Guterres vizitoi vendin e masakrave dhe varrezave masive në periferi të qytetit dhe u takua me presidentin Volodymyr Zelenskiy.

Këshilltari Mykhailo Podolyak shkroi në Twitter: "Kartolinë nga Moska?" Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, i quajti aktet “një sulm për sigurinë e Sekretarit të Përgjithshëm dhe për sigurinë botërore!”

Një varg vizitash nga liderë të aleatëve perëndimorë dhe zyrtarë të lartë amerikanë kanë qenë në javët e fundit në Kiev. Aty ishin kryeministri britanik Boris Johnson dhe Sekretarët e Shtetit dhe Mbrojtjes të SHBA, Antony Blinken dhe Lloyd Austin, por nuk pati sulme. ©LAPSI.al

https://twitter.com/ByChanchi/status/1519741080060760066?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1519741080060760066%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.theguardian.com%2Fworld%2Flive%2F2022%2Fapr%2F28%2Frussia-ukraine-war-putin-warns-of-lightning-fast-retaliation-if-west-intervenes-war-has-cost-ukraine-600bn-zelenskiy-says-live

Të këshilluara

Aksident në Milot-Rrëshen, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin Milot-Rrëshen, ku janë përplasur 3 mjete, e si pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit janë dërguar në spitalin...

20:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI