Flash

Shqiptari Dritan Abazoviç votohet nga Kuvendi si kryeministër i Malit të Zi

Lapsi.al 28 April 2022
Shqiptari Dritan Abazoviç votohet nga Kuvendi si kryeministër i

Kuvendi i Malit të Zi zgjodhi qeverinë e 43-të të këtij vendi që do të drejtohet nga kreuk i Lëvizjes URA, Dritan Abazoviç. Në favor të qeversië votuan 45 deputetë, ndërsa kundër vetëm 3 deputetë. Partitë pro-serbe nuk moirën pjesë në votim. Përpara votimit Abazoviç tha se është krenar për punën që ka bërë si zv.kryeministër një 1 vit e gjysmë.

“Do të përsërisja shumicën e lëvizjeve të mia, po të isha në të njëjtën situatë. Ne morëm vendime të vështira” – tha Abazovic që shtoi se zgjedhjet e 30 gushtit 2020 janë një datë shumë e rëndësishme pasi vota në Mal të Zi vlen diçka dhe se ndryshimi i qeverisë nuk është makth.

“Unë jam munduar të negocioj me të gjithë, vetëm Mali i Zi Demokratik nuk ka dashur të negociojë. Pse e bëmë këtë? Ne nuk kemi frikë nga zgjedhjet, por ky vend nuk është gati për zgjedhje, sepse do të shpenzonte burime dhe do të hynte në një krizë më të thellë politike" – tha Abazoviç. Në qeverinë e tij me 18 ministra, 2 do të jenë shqiptarë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI