Flash

U arrestua tre ditë më parë, gjykata liron ish-drejtorin e burgut të Reçit

Lapsi.al 28 April 2022
U arrestua tre ditë më parë, gjykata liron ish-drejtorin e burgut

Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur  masën “arrest shtepie” për drejtorin e burgut të Reçit Ervis Zika, i cili u arrestua pak dite më parë. Reçi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke lejuar futjen e sendeve pa kontroll për të dënuarit, si dhe ka marrë karburant duke firmosur kartela fiktive. Arrestimi i Zikës u krye nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve , ndërsa urdhëri për arrestimin është dhënë nga prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Pala mbrojtese kërkoi një masë lehtësuese për faktin se drejtori i burgut nuk përbën rrezikshmëri për ikjen nga vendi.

Hetimi ndaj drejtorit të burgut te Reçit do vijojë në kushtet e arrestit të shtëpisë. Vendimi u dha nga gjyqtarja e shkallës së parë në Shkodër Izabela Radovani ndërsa prokurore e çeshtjes ishte Shqiponja Milla.

Të këshilluara

Sherr me thika në Durrës, një i plagosur

Rreth orës 12:00, në lagjen nr.15 Durrës, shtetasi F. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), kunatin e tij, shtetasin ...

12:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI