Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Video/ Liverpool i jep fund ëndërrave të rivalëve, Klopp rinovon kontratën: "Jemi bërë për njëri-tjetrin"

Lapsi.al 28 April 2022
Video/ Liverpool i jep fund ëndërrave të rivalëve, Klopp
Liverpool "will never walk alone" dhe e sigurtë është se do të vazhdojë ta bëjë me Jurgen Klopp. Pas suksesit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Villarreal, klubi anglez dhe Klopp u kanë dhënë një tjetër gëzim tifozëve të Reds, duke nënshkruar marrëveshjen për rinovimin e kontratës deri në qershor të vitit 2026, që do të thotë dy sezone më shumë se ajo aktuale. Në Anfield që nga viti 2015, Klopp mund të hapë një epokë dhjetëvjeçare në krye të klubit me të cilin ai fitoi një Ligë të Kampionëve në 2019 dhe Premier League në 2020. "Ka kaq shumë fjalë që mund t'i përdor për të përshkruar ndjenjat e mia pas këtij lajmi - komentoi Klopp -, i kënaqur, i nderuar, i bekuar, i privilegjuar dhe i lartësuar për këtë fillim të ri. Kam ndjesinë se me Liverpool jemi gjetur në mënyrë perfekte njëri me tjetrin, dhe kjo është ajo që më solli këtu në 2015 dhe kjo është arsyeja pse rinovova kaq më parë. E di që është vendi i duhur për mua dhe e di që jam njeriu i duhur për Liverpool. Kur drejtuesit më propozuan rinovimin, pyeta veten nëse kisha energjinë e duhur për t'ia dhënë këtij klubi madhështor - shtoi Klopp - nuk e mendova shumë dhe përgjigja ishte e thjeshtë. Jam i dashuruar me këtë klub dhe ndihem mirë".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI