Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Video/ Mundën Interin, skuadra i shkon Mihajlovic në spidal: "Më bëtë të rinohem"

Lapsi.al 28 April 2022
Video/ Mundën Interin, skuadra i shkon Mihajlovic në spidal:
Pas fitores së bujshme në Dall'Ara ndaj Interit, festa e Bolonjës është spostuar nën dritaren e dhomës së spitalit të Sinisha Mihajlovic. Në mëngjes skuadra u paraqit para institucionit shëndetësor për t'i treguar mbështetjen e tyre teknikut që ende po lufton me leuçeminë. I thirrur me zë të lartë nga lojtarët e tij, Sinisha u shfaq mes brohoritjeve dhe duartrokitjeve. Një moment emocioni i madh që tregon edhe një herë bashkimin e grupit kuqeblù jo vetëm në fushë dhe lidhjen e fortë me trajnerin e tyre. Ndaj korit 'Sini on fire' tekniku serb nga dhoma e tij është mallëngjyer: "Kështu do më bëni të qaj". Euforia pas tre pikëve me përmbysje ndaj zikaltërve është e kuptueshme: "Herën tjetër pas Brescias erdhët për të pastruar ndërgjegjen, tani e meritoni. Më bëtë të rinohem me dhjetë vjet, ju dua shumë", ishin fjalët e trajnerit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI