Flash

Zelensky do t'i drejtohet me fjalim parlamentit të Shqipërisë

Lapsi.al 28 April 2022
Zelensky do t'i drejtohet me fjalim parlamentit të

Presidenti Ukrainës Volodimir Zelenski pritet të martën e ardhshme t’i drejtohet parlamentit të Shqipërisë me një fjalë përshëndetëse përmes një video call nga Kievi. Burime nga Kuvendi i thanë Top Channel se është arritur dakortësia me stafin e presidencial ukrainas që Zelenski, përmes një séance të posaçme të mbajë një fjalë në parlament.

Kjo do të jetë hera e parë që presidenti Ukrainës do të flasë për një parlament në Evropën Juglindore. Që prej fillimit të luftës, Zelenski njeriu i kthyer në simbol të rezistencës ukrainase, ka folur për disa parlamente europiane nga ku ka apeluar për më shumë ndihma ushtarake.

Në javën e dytë të pushtimit barbar të Ukrainës nga makineria luftarake ruse, kryeministri Edi Rama zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin Zelenski i cili përmes një mesazhi në Twitter tha se me Ramën “U diskutua për punën e përbashkët në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Ne vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës”

Ofensiva e përgjakshme ruse në Ukrainë e vendosi Shqipërinë përkrah aleatëve amerikanë duke u kthyer në një zë të fortë denoncues të krimeve të Putinit, në seancat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Përveç aspektit diplomatik Shqipëria dërgoi një sasi të madhe fishekësh përmes dërgesave ushtarake të vendeve të NATO-s në ndihmë të Ukrainës.

Qeveria shqiptare miratoi një vendim të shpejtë, për të lejuar qëndrimin e refugjatëve të luftës ukrainas për 12 muaj në vendin tonë pa qenë nevoja e aplikimit për leje qëndrimi.

Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme deri më tani më shumë se 1000 ukrainas kanë ardhur në Shqipëri për tu strehuar.

Të dielën e shkuar Top Channel përmes programit Excluzive i dedikoi një emision të posaçëm të ardhurve nga Ukraina, të cilët ndjehen tashmë të sigurt në vendin tonë, duke tentuar ndërtimin e një jete të re larg bombardimeve të përditshme të ushtrisë ruse./ TCH

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI