Flash

"A u përmend Berisha?"/ Alibeaj: Folëm vetëm për çështje të rëndësishme

Lapsi.al 29 April 2022
"A u përmend Berisha?"/ Alibeaj: Folëm vetëm për

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkeljed Alibeaj ka reaguar pas takimit me Ndihmës Sekretaren për Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike Dr. Karen Donfrie. Në një deklaratë për mediet, Alibeaj ka theksuar se në këtë takim ai ka marrë mbështetjen nga zyrtarja e DASH për një opozitë të fortë dhe të qëndrueshme pro amerikane. I pyetur nëse u përmend emri i Sali Berishës në takim, ai tha se u diskutuar vetëm për çështje të rëndësishme.

“Pata kënaqësinë ta takoja. Diskutuam për çështje të Shqipërisë si ajo e demokracisë. Diskutuam për Shtetin e së Drejtës, si dhe për luftën ndaj Korrupsionit. I shprehe vendosmërinë tonë për luftën ndaj korrupsionit. Vendosmërinë dhe qartësinë tonë për këto sfida. Nuk lash pa diskutuar marrëdhënien e posaçme që PD ka pasur me SHBA në të gjithë trajektoren politike. Vura re për këtë marrëdhënie të posaçme për mbështetje. Mor mbështetje të fortë për një opozitë të fortë dhe të qëndrueshme. Opozitë pro amerikane. Janë çështje të rëndësishme”, tha Alibeaj.

Gazetarja: A u fol për situatën e Brendshme në PD dhe a u përmend emri i Sali Berishës?

“Sfidat janë që prekin të gjithë Shqipërinë. Juve duhet ta dini se flitet për cështje të rëndësishme. Si demokracia shteti i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit.”, u shpreh Alibeaj.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI