Flash

Analiza/ Zgjedhjet në Francë, mësimet që mund të nxjerrin demokratët në SHBA

Lapsi.al 29 April 2022
Analiza/ Zgjedhjet në Francë, mësimet që mund të

Zgjedhjet presidenciale në Francë nxorën në pah debatin mes nacionalizmit dhe globalizmit. Mbështetësit e globalizmit i dhanë fitoren për një mandat të dytë 5-vjeçar Presidentit Emanuel Macron, një aleat i ngushtë i Presidentit Joe Biden. Por çfarë mund të mësojnë Shtetet e Bashkuara nga zhvillimet e fundit në arenën politike franceze, ndërsa Partia Demokrate e zotit Biden përballet me zgjedhje të vështira në fund të vitit? Në zgjedhjet që do të mbahen me 8 nëntor do të votohet për të 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 35 vende nga 100 pëfaqësues që ka Senati amerikan.

Presidenti Joe Biden nuk ka folur shumë mbi fitoren e aleatit të tij të ngushtë, rizgjedhjen e presidentit francez Emmanuel Macron.

“Ndihemi mirë për zgjedhjet franceze”, u shpreh Presidenti Biden. Fitorja e zotit Macron është pozitive për programin e Presidentit Biden, ndërsa ai përballet me atë që ai e ka përshkruar si kërcënimin më të madh për sigurinë globale që nga Lufta e Dytë Botërore, agresionin rus në Ukrainë. Një aleate e vjetër, Franca ka qëndruar përkrah Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë, ndërsa zoti Macron është shfaqur si ndërmjetësi kryesor evropian për paqen.

Presidenti Biden shprehu mbështetjen përmes një urimi në Twitter. Udhëheqësit e tjerë botërorë vlerësuan se një votë për zotin Macron është votë për një rend botëror demokratik të bazuar në rregulla. Analistët thonë se ky ishte edhe qendrimi i votuesve francezë. Zëri i Amerikës bisedoi me analistin Pierre Morcos të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare

“Është e qartë se që nga fillimi i sulmit, Franca ka luajtur një rol kryesor në reagimin evropian kundër agresionit rus në Ukrainë. Rizgjedhja e zotit Macron është konfirmim i vazhdimit të kësaj përgjigjeje të fortë ndaj Rusisë. Për udhëheqësit evropianë, rizgjedhja ishte e mirëpritur sepse konfirmoi se Franca do të vazhdojë të luajë një rol vendimtar në reagimin ndërkombëtar.”

Por Amerika është unike në shumë mënyra. Qëndrimi i votuesve për zotin Biden ndahet përgjatë vijave partiake. Një sondazh nga Ipsos tregon se 37% e amerikanëve mbështesin punën e presidentit në lidhje me Rusinë dhe 46% mbështesin qëndrimin e tij ndaj Ukrainës. Analistët thonë se nëse partia e zotit Biden, që anon majtas, dëshiron një avantazh në zgjedhje, ajo duhet të nxjerrë mësime nga kundërshtarja e zotit Macron, udhëheqësja e ekstremit të djathtë, e cila pavarësisht humbjes, pati rezultate më të mira se në garat e mëparshme.

“Një nga mësimet është se pas partive nacionaliste, të ekstremit të djathtë, shpesh fshihet një axhendë e përqendrimit në çështjet e përditshme të njerëzve, kërkesa për dinjitet, për punë, për të qenë në gjendje për të përballuar jetën në vendin e vet. Marine Le Pen e kuptoi këtë çështje mjaft qartë”, thotë për Zërin e Amerikës Célia Belin me Institutin Brookings.

Siç e ka përjetuar vetë presidenti francez, politika mund të jetë një lojë e gjatë dhe e vështirë. Partia Demokrate e zotit Biden ka shumë punë për të bërë para zgjedhjeve të nëntorit./VOA

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI