Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Ancelotti, 'kunj' PSG-së: "Pochettino thotë se Mbappe nuk lëviz? Trajnerët herë pas here gënjejnë"

Lapsi.al 29 April 2022
Ancelotti, 'kunj' PSG-së: "Pochettino thotë se Mbappe

"Pochettino tha se Mbappé do të mbetet me 100% te PSG? Në konferencë për shtyp trajnerët nuk mund të thonë të gjithë të vërtetën...". Në prag të ndeshjes në shtëpi kundër Espanyol, e cila mund t'i japë Real Madrid titullin në Spanjë për herë të 35, katër javë më herët (duhet edhe një pikë për matematikën), trajneri i merengues Carlo Ancelotti ka ndezur merkaton, duke shtuar më tej dyshimet për të ardhmen e sulmuesit francez, në shënjestër të Casa Blanca.

"Sot Mbappé dhe unë mbetemi 100% në Paris - tha trajneri i PSG-së të enjten - Këto janë ndjesitë e mia. Në futboll nuk mund ta dimë se çfarë do të ndodhë, ndaj ju them se çfarë ndjej". Fjalët e Pochettinos kanë hedhur poshtë hipotezën e një largimi të Mbappe në fund të sezonit për te Real Madrid, që do të ishte edhe transferimi më i përfolur në merkato. “Unë e besoj Mbappe kur thotë se nuk e ka vendosur”, ka thënë edhe drejtori i PSG-së, Leonardo pak ditë më parë. Tani Ancelotti ka ndryshuar kursin e gjërave me deklaratat e tij. Mbetet për të mësuar vetëm çfarë do të thotë Mbappé...

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI