Flash

'Audi dhe Benz'/ Sekuestrohen 4 makina luksoze në Tiranë

Lapsi.al 29 April 2022
'Audi dhe Benz'/ Sekuestrohen 4 makina luksoze në Tiranë

Policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Lux 2022”, ka sekuestruar katër mjete luksoze, të dyshuara si të vjedhura në BE. Mësohet se këto automjete ishin vjedhur nga 4 shtetas, 3 nga të cilët kanë rënë në prangat e policisë. Ndërkohë bashkëpunëtori i tyre është shpallur në kërkim.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këto automjete u janë nënshtruar ndërhyrjeve dhe modifikimeve në numrat e shasisë apo paketat elektronike dhe më pas janë tregtuar te persona të ndryshëm.

"Trafikonin mjete të vjedhura në vendet e BE-së, procedohen penalisht 3 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 4 automjete të trafikuara, të dyshuara të vjedhura në vendet e BE-së. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se disa shtetas trafikonin në vendin tonë, mjete të vjedhura në shtete të ndryshme të BE-së, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Lux 2022”. Në kuadër të këtij operacioni u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, shtetasit B. S., E. N. dhe E. K., të tre banues në Tiranë. Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi Z. D., banues në Maqedoninë e Veriut", njofton policia.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjatë gjithë ditës. Parashikohet që në orët e mesditës dhe pasdites vran...

07:59

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI