Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Drejtuesit e Bayern takohen me Lewandowskin: asnjë hap përpara për shitjen, Barcelona pret

Lapsi.al 29 April 2022
Drejtuesit e Bayern takohen me Lewandowskin: asnjë hap përpara

Nuk ka ende një marrëveshje për një transferim të mundshëm të Robert Lewandowskit te Barcelona, por në të njëjtën kohë nuk ka asnjë rinovim në horizont për polakun me Bayern Mynih. Menaxheri i sulmuesit dhe përfaqësuesit e klubit bavarez janë takuar dje në Mynih pa sukses, por sipas shtypit gjerman, në javët në vijim do të pasojnë takime të reja për të arritur një marrëveshje. Menaxheri i Lewandowskit, i cili vepron edhe si ndërmjetës për Barcelonën, ka dashur të dijë qëllimet e skuadrës gjermane në lidhje me çmimin e shitjes së lojtarit. Megjithatë, nuk ka pasur asnjë përparim në këtë drejtim, pasi Bayern e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të shesë Lewandowskin. Përkundrazi, klubi gjerman synon të rinovojë kontratën e polakut, që skadon në qershor 2023.

Sipas asaj që është raportuar më herët nga gazeta spanjolle Sport, klubi katalanas dhe sulmuesi polak e kanë arritur një marrëveshje në parim për kohëzgjatjen e kontratës dhe për pagën. Duke qenë se kontrata e qendërsulmuesit me Bayern Mynih skadon në vitin 2023, Barcelona ka ndërmend t’i bëjë një propozim klubit gjerman që shkon nga 50 deri në 60 milionë euro.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI