Flash

Fitër Bajrami edhe këtë vit do të falet në sheshin "Skënderbej"

Lapsi.al 29 April 2022
Fitër Bajrami edhe këtë vit do të falet në sheshin

Namazi i Fitër Bajramit do të falet në sheshin “Skënderbej” më 2 maj, në orën 06:20. Lajmi është bërë i ditur nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, i cili ka njoftuar ditën e sotme besimtarët.

“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Namazi i Fitër Bajramit do të falet në Sheshin "Skënderbej", më datë 2 maj 2022, ora 06:20”, thuhet në njoftim.

Pas mbërritjes së presidentit të Turqisë Erdogan në janar, u shpresua dhe në përfundimin e punimeve në Xhaminë e re në Tiranë. Madje u kërkua që ajo të hapej për faljen e Fitër Bajramit. Gjithsesi pavarësisht përshpejtimit të investimit ende nuk është e qartë nëse do të inaugurohet në datën 2 maj apo punimet do të vazhdojnë edhe më tej.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI