Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Hebaj i merr topin në shtëpi Kukësit: Teuta poker Longos, që tani rrezikon Europën

Lapsi.al 29 April 2022
Hebaj i merr topin në shtëpi Kukësit: Teuta poker Longos, që

Gjashtë javë pa fitore, dy ndër të cilat humbje, ku peshon mbi të gjitha 4-1 i mbrëmjes së sotme në Niko Dovana përballë Teutës. Katastrofë finalja e kampionatit për Diego Longon, që tani rrezikon ta shohë veten nga vendi i dytë, i mbajtur gjatë, jashtë Europës. Vendosi tregolëshi i Hebajt, që mori topin e ndeshjes në shtëpi dhe Daci, që bënë të kotë golin e barazimit provizor të Mustës.

Skuadra e Arapit e gjeti avantazhin me goditjen e parë në portë, kur Hebaj në të 12 mposhti Xhikën me kokë, në zhvillimet e një goditje këndi. Një 'ish' vendosi barazinë 9 minuta nga fundi i pjesës së parë, duke konfirmuar ekuilibrin e fushës: Musta, në një kundërsulm të shpejtë, goditi shtyllën e topin e rikthyer e shtyu më pas në rrjetë, duke i cuar të gjithë në pushim në 1-1.

Gjërat ndryshuan në pjesën e dytë ku goli i dytë i Hebajt riktheu durrsakët në avantazh: asist i Dacit në minutën e 52 ishte një ftesë që shkodrani nuk mund ta refuzonte. 2-1 dhe ishte pikë në të cilën Kukësi humbi qartësinë dhe lejoi kundërshtarin të vendoste ritmin. Me miqtë të zhbilancuar në kërkim të barazimit, një tjetër kundërsulm i shpejtë i dha mundësinë Dacit të mposhtë Xhikën me një parabolë në minutën e 67. Pokeri më pas u shërbye nga Hebaj, që fiksoi tregolëshin personal në minutën e 84 me penallti, pas faullit të Gligorov ndaj Grudës.

Teuta kërkonte pikët për të mbajtur larg zonën e playout dhe në pritje të njohë rezultatin e sfidës mes Kastriotit e Egnatias, qetëson ambjentin me një fitore spektakolare 4-1 ndaj Kukësit, duke u ngjitur tashmë në 39 pikë, një pas krutanëve e 5 mbi rrogozhinasit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI