Flash

Këngëtarja në listën e PD/ Bleona Qereti: Unë zgjedh vetëm qeverinë e SHBA

Lapsi.al 29 April 2022
Këngëtarja në listën e PD/ Bleona Qereti: Unë zgjedh

Emri i këngëtares Bleona Qerreti në listën e kandidatëve të Këshillit Kombëtar të PD-së shkaktoi mjaft reagime një ditë përpara Kuvendit Kombëtar të kësaj force politike.

Pasi emri i saj u lakua në mediat online, këngëtarja ka vendosur të bëjë një reagim në lidhje me këtë çështje.

Përmes një postimi në Instagram ajo shkruan se nëse do të punonte ndonjëherë për një qeveri, do të ishte vetëm për atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar veten si “qytetare amerikane.”

“Ndërsa kam lindur në Shqipëri jam një qytetare amerikane! Unë e dua Shqipërinë por besnikëria ime është ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës – vendit tim!!

Nëse do të punoja ndonjëherë për një qeveri, do të punoja vetëm për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”– shkruan Qerreti që postimin e saj e ka shoqëruar me një flamur amerikan.

Pëlqimin e ka dhënë edhe Richard Grenell një nga këshilltarët kryesorë të ish-presidentit amerikan Donald Trump. Nuk dihet se si emri i saj përfundoi në listat e PD-së. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Atentati në Vlorë, reagon policia

Policia e Vlorës ka dhënë detaje për atentatin e ndodhur pasditen e sotme në Vlorë. "Më datë 29.04.2022, rreth orës 18:55, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dys...

19:53

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI