Flash

Mal i Zi: Miratohet qeveria e re e drejtuar nga Dritan Abazoviç

Lapsi.al 29 April 2022
Mal i Zi: Miratohet qeveria e re e drejtuar nga Dritan Abazoviç

Parlamenti i Malit të Zi miratoi të enjten në mbrëmje qeverinë e re të vendit, kryeministër i së cilës do të jetë Dritan Abazoviq.

45 deputetë votuan në favor të qeverisë së re, ndërsa 3 votuan kundër.

Qeveria e re u zgjodh me votat e deputetëve të Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit Millo Gjukanoviq, Partisë Popullore Socialiste, Lëvizjes Qytetare URA, Partisë Socialdemokrate

, Partisë Boshnjake, partive shqiptare dhe Partisë Liberale. Vetëm deputetët e Socialdemokratëve të Malit të Zi ishin kundër.

Deputetët e partisë pro-serbe Fronti Demokratik dhe Partisë që drejtonte qeverinë e mëparshme, Demokratët e Malit të Zi, nuk morën pjesë në seancë.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell përshëndeti qeverinë e re të kryeministrit Abazoviq.

“Pres me padurim të punojmë së bashku për përparim të prekshëm në rrugën drejt BE-së. Mali i Zi është një partner i besueshëm, i harmonizuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së”, shkroi zoti Borrell në rrjetet sociale.

Duke paraqitur programin e punës të qeverisë së 43-të të vendit gjatë seancës, zoti Abazoviq vuri në dukje, se ajo do të bazohet në dy shtylla kryesore - shtetin e së drejtës dhe zhvillimin ekonomik.

“Sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik do të jenë dy shtyllat kryesore të qeverisë së re. Ato kanë pesë fusha prioritare të veprimit dhe ato janë: lufta kundër korrupsionit, investime më të qëndrueshme, integrimi në Bashkimin Evropian, zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e mjedisit”, tha zoti Abazoviq.

Zoti Abazoviq, tha se vetëm me mirëkuptim të ndërsjellët, respekt dhe gatishmëri për të vënë interesin shtetëror para interesave personale dhe partiake, vendi mund të ecë përpara.

Ndër prioritetet e qeverisë ai theksoi “Marrëveshjen për zgjedhjen e bartësve të pozitave më të larta gjyqësore, marrëveshjen për krijimin e organeve dhe institucioneve shtetërore përgjegjëse dhe funksionale në të cilat do të nënkuptohet sjelljet e ligjshme; harmonizimin e legjislacionit në fushën e drejtësisë me standardet e Komisionit Evropian dhe opinionet e Komisionit të Venecias; Ligji për ekzaminimin e origjinës së pasurisë “etj.

Qeveria do të ketë 18 ministra dhe katër zëvendëskryeministra.

Në seancën e paradites, parlamenti zgjodhi Danijela Gjuroviqin, nga radhët e Partisë Popullore Socialiste, si kryetare të parlamentit.

Qeveria e re pason atë të ish kryeministrit Zdravko Krivokapiq, i cili humbi votëbesimin në dhjetor të vitit 2020.

Rrëzimi i qeverisë pasoi krizën disamuajshe në marrëdhëniet mes parlamentit dhe qeverisë, si dhe brenda vetë qeverisë./ VOA

Të këshilluara

Zbulohet "shtëpi bari" në Tropojë

Policia ka zbuluar një "shtëpi bari" në Tropojë në një ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, në një banesë në të cilën kishte li...

10:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI