Flash

Një ditë para Kuvendit Kombëtar, zyrtarja e lartë amerikane takim me "treshen e Bashës" në PD (FOTO)

Lapsi.al 29 April 2022
Një ditë para Kuvendit Kombëtar, zyrtarja e lartë amerikane

Në Kryesinë e Kuvendit dhe jo në selinë blu, Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, ka ka takuar sot kreun e grupit parlamentar të demokratëve, Enkeljed Alibeaj, i cili shoqërohej nga Gazmend Bardhi dhe Jorida Tabaku.

Zyrtarja e lartë amerikane shoqërohej ndërkohë nga Escobar dhe ambasadorja Yuri Kim. Takimi vjen 24 orë para se Sali Berisha të mbledhë Kuvendin Kombëtar të PD-së për të konsoliduar më tej përpjekjen e tij për të marrë drejtimin e partisë më të madhe opozitare.

Takimi në Kryesinë e Kuvendit është një tjetër shenjë e përplasjes pa kthim të SHBA me Sali Berishën qysh prej kur u shpall "non grata" nga DASH. Nga ana tjetër kohët e fundit përplasja me deklarata mes Berishës dhe SHBA është shtuar shumë.

Në axhendën e zyrtares së lartë amerikane nuk është parashikuar gjithashtu as një takim me presidentin Ilir Meta. ©LAPSI.al

 

 

 

 

Të këshilluara

Zbulohet "shtëpi bari" në Tropojë

Policia ka zbuluar një "shtëpi bari" në Tropojë në një ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, në një banesë në të cilën kishte li...

10:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI