Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Nuk ka titull në Laç për Tiranën: Guindo detyron Shehin të shtyjë festën

Lapsi.al 29 April 2022
Nuk ka titull në Laç për Tiranën: Guindo detyron Shehin

Ndeshja titull mes Lacit e Tiranës nuk i ka zgjidhur hesapet e titullit për Orges Shehin, sepse në shtëpi kurbinasit janë imponuar 1-0 ndaj bardhebluve duke e ngushtuar diferencën mes tyre në 12 pikë me 5 javë të mbetura në lojë. Tirana duhet të presë të paktën deri në mesjavën e ardhshme për titullin kampion, për të cilin duhet të mposhtë Teutën. Laçi ka barazuar fitoret në ndeshjet direkte me Tiranën, që ka megjithatë golavarazhin më të mirë e nëse Shehi merr tre pikët do të ketë titullin e 26.

Bardhebluve i mjaftonte edhe një barazim në përplasjen direkte për të festuar titullin, por Duro nuk mund të lejonte që rivalët e tij ta merrnin titullin në shtëpinë e bardhezinjve. E për t'i treguar Shehit se nuk ishte ndeshja e duhur, mendoi Guindo në minutën e 13, me golin që vendosi ndeshjen. Laçi u tregua shumë cinik dhe mbrojti me rregull, duke përdorur aftësitë e Mazrekajt, që mund ta kishin ndihmuar të shënonte edhe golin e dytë. Pa Xhixhën të dëmtuar, gjërat u komplikuan për Tiranën kur edhe Devid la fushën e lojës, duke e bërë që Seferi të mbështetej vetëm nga Gjumsi, që në të 39 kishte mundësinë më të mirë.

Në pjesën e dytë, Tirana instalohet në gjysëmfushën e Lacit, por Hoti, Seferi, Gjumsi e të tjerët shpërdoruan shumë raste për shënim, pa arritur të kalonin Dajsinanin. Fantastik portieri në të 63, në akrobacinë po aq të bukur të Gjumsit. Kishte punë për të bërë edhe Bekaj, që 11 minuta nga fundi mbajti në lojë të tijtë me devijimin mbi traversë të goditjes së Shehut. Laçi ndan fitoret sezonale me Tiranën 2-2, duke siguruar prezencën në Europë, pavarësisht cfarë ndodh me finalen e Kupës në të cilën do të ndeshet me Vllazninë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI