Flash

Shfrytëzonte 35-vjeçaren për prostitucion, arrestohet 61-vjeçari në Fier

Lapsi.al 29 April 2022
Shfrytëzonte 35-vjeçaren për prostitucion, arrestohet

Vihet në pranga 1 shtetas, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, me precedent të mëparshëm penal.Procedohen penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë.

Ja njoftimi i plotë:

Finalizohet një tjetër operacion policor, i koduar “Çarli”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion.

Vihet në pranga 1 shtetas, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, me precedent të mëparshëm penal.

Procedohen penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë policore se një shtetas shfrytëzonte një shtetase, për prostitucion, në banesën e tij, në lagjen “Apollonia”, Fier, kanë organizuar punën për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.

Në bazë të provave të grumbulluara, pas disa ditësh vëzhgim, u finalizua operacioni policor i koduar “Çarli”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, shtetasi A. M., 61 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Ushtrimi i prostitucionit”, një shtetase 35 vjeçe dhe shtetasi F. Xh., të cilët u kapën në flagrancë në ambientet e banesës së shtetasit A. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI