Flash

Suedia dhe Finlanda, ende të pavendosura për anëtarësimin në NATO

Lapsi.al 29 April 2022
Suedia dhe Finlanda, ende të pavendosura për anëtarësimin

Suedia dhe Finlanda mund të rrisin bashkëpunimin e tyre ushtarak nëse situata e sigurisë në rajonin e Detit Baltik do të përkeqësohet për shkak të aplikimit të mundshëm për t’u bashkuar me NATO-n, tha të premten Ministri i Jashtëm i Finlandës Pekka Haavisto, sipas CNN.

Por, duke qëndruar përkrah homologes së tij suedeze Ann Linde gjatë një konferencë për shtyp në Helsinki, Haavisto tha se asnjë prej vendeve nuk ka vendosur ende nëse do të aplikojë për anëtarësimin në NATO.

Rusia ka paralajmëruar nga ana tjetër se një veprim i tillë mund të ketë pasoja të të mëdha.

“Nuk kemi arritur ende në një përfundim dhe asnjë vendim nuk do të merret përpara 13 majit, kur do të dorëzohet një raport analizues nga Parlamenti për anëtarësimin, tha Ann Linde.

Haavisto tha se do të ishte e rëndësishme që të dy vendet të marrin një vendim për anëtarësimin në NATO “në të njëjtin drejtim dhe në të njëjtin afat kohor”, duke respektuar plotësisht pavarësinë e vendimmarrjes së tyre përkatëse mbi këtë çështje.

Të enjten, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg se Suedia dhe Finlanda do të mirëpriten krahëhapur nëse vendosin të aplikojnë për t’iu bashkuar aleancës.

Të këshilluara

Ethe lufte, Moldavia në gjendje alerti

Moldavia po përballet me “një moment të ri shumë të rrezikshëm”, ka thënë zëvendëskryeministri i vendit, teksa paralajmëroi se forca të paidentifikuara po kërko...

09:55

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI