Flash

Trafikonte klandestinë në Gjirokastër, arrestohet gardisti

Lapsi.al 29 April 2022
Trafikonte klandestinë në Gjirokastër, arrestohet gardisti

Antitrafiku në Gjirokastër ka vënë në pranga një gardist teksa transportonte klandestinë të ardhur nga Greqia përmes kufirit të gjelbër.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme kur Antitrafiku në Gjjrokastër dhe AMP vunë në pranga ish punonjesin e SHÇBA momentalisht punonjes i Gardës së Republikës me iniciale I.Q. 41- vjeç.

Njoftimi i plote

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor dhe AMP, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor "ROAD GUARD 16".

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi I. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë trup shërbimi në Gardën e Republikës së Shqipërisë).

Ky shtetas u arrestua në flagrancë, pasi në vendin e quajtur "Ura e Lumit", Gjirokastër, u kap në flagrancë duke transportuar me automjetin tip furgon, 18 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI