Flash

Zbulohet një tjetër varr me 900 trupa civilësh në Kiev

Lapsi.al 29 April 2022
Zbulohet një tjetër varr me 900 trupa civilësh në Kiev

Një tjetër varr masiv që përmban 900 trupa është gjetur në rajonin e Kievit. Lajmin e rëndë e dha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në një intervistë me mediat polake, ai akuzoi trupat ruse për "pastrimin e gjurmëve" dhe përdorimin e krematoriumeve të lëvizshëm për të djegur kufomat.

"Askush nuk e di se sa njerëz vdiqën në total. Do të ketë pasoja, do të ketë një hetim" - tha Zelensky, por nuk dha detaje të tjera.

Ukraina ka akuzuar më herët trupat ruse për vrasjen e qindra civilëve në Bucha, Borodyanka dhe Irpin, qytete pranë kryeqytetit Kiev, të cilat ishin të pushtuara për javë të tëra nga Rusia.

Moska i ka hedhur poshtë akuzat. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI