Flash

Zbulohet "shtëpi bari" në Tropojë

Lapsi.al 29 April 2022
Zbulohet "shtëpi bari" në Tropojë

Policia ka zbuluar një "shtëpi bari" në Tropojë në një ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, në një banesë në të cilën kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Njoftimi

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në fshatin Valbonë, një shtetas kishte përshtatur banesën, për kultivimin e bimëve narkotike kanabis, në kushte laboratorike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Valbona”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi dhe ndërhyrja në banesën e shtetasit Sh. S., ku u evidentua se njëra prej dhomave ishte përshtatur për të kultivuar bimë narkotike, me anë të llambave, që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 34 llamba dhe pajisje të ndryshme elektrike, që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente te mbyllura.

Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet e Policisë nuk kanë gjetur njeri në banesë. Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e pronarit të banesës, shtetasit Sh. S., 43 vjeç, banues në Valbonë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi Q. B., 59 vjeç, banues në Shoshan, me detyrë elektricist.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjatë gjithë ditës. Parashikohet që në orët e mesditës dhe pasdites vran...

07:59

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI