Flash

Zbulohet "shtëpi bari" në Valbonë, shpallet në kërkim pronari i banesës

Lapsi.al 29 April 2022
Zbulohet "shtëpi bari" në Valbonë, shpallet në

Një tjetër "shtëpi bari" është zbuluar nga policia në Valbonë, Tropojë. Pas kontrolleve, policia ka zbuluar një ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, në një banesë në të cilën kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Pronari i banesës është shpallur në kërkim, ndërsa  elektricisti i zonës u procedua në gjendje të lirë për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

"Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi dhe ndërhyrja në banesën e shtetasit Sh. S., ku u evidentua se njëra prej dhomave ishte përshtatur për të kultivuar bimë narkotike, me anë të llambave, që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 34 llamba dhe pajisje të ndryshme elektrike, që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente te mbyllura", informon policia.

Policia nuk gjeti njeri në banesë ndaj bëri shpalljen në kërkim të 43-vjeçarit Sh. S., banues në Valbonë, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" , "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike". Elektricisti nën hetim është shtetasi Q.B., 59 vjeç, banues në Shoshan.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Zbulohet "shtëpi bari" në Tropojë

Policia ka zbuluar një "shtëpi bari" në Tropojë në një ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, në një banesë në të cilën kishte li...

10:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI