Flash

Analiza e kuvendit /A u rrëzua edhe politikisht Sali Berisha?

Lapsi.al 30 April 2022
Analiza e kuvendit /A u rrëzua edhe politikisht Sali Berisha?
Nxitimi për të mbyllur komandimin e PD-së prej tij, duke zgjedhur forumet e reja, kryetarët e rinj të degëve, Këshillin kombëtar, dhe t'i japë fund gjithë procesit duke u rikthyer në 22 Maj në krye të PD-së, duket se i ka kushtuar rëndë Sali Berishës. Plot 35 deputetë, nuk pranuan të marrin pjesë në kuvendin e organizuar nga Komisioni i Rithemelimit, duke bërë tashmë evidente çarjen në grupin parlamentar më të madh të opozitës. Aq e fortë ishte kjo çarje, sa edhe deputetë që kishin dhënë shenja afrimi me fitimtarët e rinj të pas 6 Marsit, si Alizoti apo Salianji, gjithashtu e bojkotuan kuvendin. Lexo me tej: Emër për emër/Deputetët që e bojkotuan dhe ata që shkuan në kuvendin e Berishës E gjithë kjo thyerje, që u shfaq këtë 30 Prill me tërë fuqinë e saj, filloi të bëhej e prekshme pasi Enkelejd Alibeaj propozoi një platformë për pajtimin e demokratëve. Ndonëse shumë nga deputetët kishin qenë këmbëngulës në presionin për dorëheqjen e Bashës, pra ishin distancuar dukshëm nga ish- kryetari, ata i kërkuan Berishës një rrugë kompromisi. Ata donin që i gjithë planifikimi i zgjedhjeve të degëve lokale dhe forumeve qëndrore të shtyhej për disa kohë, sa të zinin kore plagët e betejës së ashpër që kulmoi në 8 Janar. Vetëm kështu të gjithë do të konkuronin më pas në kushte të barabarta gare.

Zbulohet platforma e Enkelejd Alibeajt për bashkimin e PD-së (DOKUMENTI)

Berisha e hodhi poshtë pa e përfillur këtë kërkesë, që deputetët ia thanë edhe sy më sy gjatë një mbledhjeje grupi. Natyrisht ai kishte edhe faktorë objektivë në këtë qëndrim. Si përfaqësues i shumicës, ai gjendej nën sulmin e trefishtë të diplomatëve amerikanë që vijonin të njihnin pakicën, të qeverisë Rama që luante po të njëjtën lojë dhe të gjykatave që nën presion, mund t'i rikthejnë vulën dhe selinë një grupimi që nuk ka më votues. Pra, mes këtyre dy zjarreve, domosdoshmërisë për t'u imponuar si përfaqësues i vullnetit të shumicës, kundër atyre që duan ta manipulojnë atë dhe nevojës për të bërë për vete sa më shumë deputetë, Berisha zgjodhi të parën. Por justifikimet e tij se "bashkimi bëhet përmes votës", apo se "deputetët pas kuvendit do të zbresin në bazë si përfaqësues të shumicës dhe jo të pakicës", nuk pinë ujë. Ata u ndjenë nën trysninë e revanshit të fitimtarëve dhe zgjodhën ta bojkotojnë festën e këtyre të fundit. Në këtë kontekst, ç'kuptim ka shkarkimi që i bëri kuvendi Enkeleid Alibeajt, kur për të, mund të mos votojnë shumica e pjestarëve të grupit parlamentar? A nuk ngjan ai me shkarkimet fallco që Basha u bëri në kuvendin e vet ndaj Bersha&co në 18 dhjetor? Po të tregohej më i durueshëm, më tolerant dhe pa nxitimin e ankthshëm për të kapur gjithçka në PD, Sali Berisha, do t'i kishte rikuperuar sot një pjesë të mirë të deputetëve që u distancuan me kohë nga Basha. Por ai i dënoi ata me mospërfillje dhe mori kundërpërgjigjen.

Foto+ Video/ Berisha rrëzohet para hypjes në podium

Prandaj, ndonëse sot në fasadë dukej si dita e triumfit të liderit historik, i cili po zgjedh Këshillin Kombëtar, kryesinë dhe pas një muaji do zyrtarizohet vetë në krye të partisë, e vërteta është pak më ndryshe. Incidenti që i ndodhi Sali Berishës në sallë, duke u rrëzuar përpara fjalimit, është simbolika më e qëlluar edhe asaj që i ndodhi në kuvend. Ai fitoi partinë, por humbi më shumë se gjysmën e trupës që e përfaqëson atë në parlament. E nëse vazhdon kështu, për tre vitet e ardhshme, ne do kemi fare pak deputetë që do të përfaqësojnë në kuvend votuesit e opozitës në 25 prill. Kjo është disfata reale e Berishës këtë 30 prill që nuk përkon aspak me slloganet e afishuara të bashkimit dhe hapjes.   ©Lapsi.al      

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI